Mos e ngatërroni seksin me erotizmin kurrë! Seksi nuk është ai që ju përmbush sepse…
Esther Perel shpjegon me fjalët e duhura atë që ti që e lexon tani, e ke ndjerë, por s'ke ditur t'ia shpjegosh sidomos as vetes tënde.
"Angazhimi në erotizëm na mundëson ruajtjen e një ndjenjë gjallërie dhe vitaliteti. Por shumë prej nesh mund të pyesin veten, çfarë do të thotë vërtet erotizëm?
Peizazhi erotik është shumë më i madh, më i pasur dhe më i ndërlikuar se fiziologjia e seksit apo teknikat seksuale. Erotizmi është prekja e papritur, por e mirëpritur në një takim të parë.
Është ndjesia e shiut të verës mbi lëkurën tuaja dhe ftesa që i bëni të dashurit për ta përjetuar bashkë me ju.
Siç ka Octavio Paz ka thënë: Erotizmi është poezia e trupit, ashtu siç poezia është erotizmi i gjuhës.
Për mua, erotizmi është të provosh gjëra të reja, të shkosh në vende të reja, duke krijuar lidhje të reja. Është gjithashtu kujtimi i gjërave që i keni harruar prej kohësh. Mund t'i kujtoni përmes letrash.
Ju ftoj të hyni në një praktikë eksplorimi, kurioziteti, lidhje - jo vetëm fizikisht, por energjikisht, emocionalisht dhe psikologjikisht.
*Esther Perel është psikoterapiste dhe eksperte në marrëdhëniet njerëzore