Seksi

Pornhub ndëshkon Putinin: Asnjë video seksi për rusët

Pornhub ndëshkon Putinin: Asnjë video seksi për rusët

Pas Facebook, Instagram dhe Twitter që i hoqe të drejtën për monetizim (të fitojë para nga reklamat), edhe Pornhub dënon Rusinë.

Platforma e përmbajtjes për të rritur, Pornhub, ka vendosur të mos i bëjë videot të disponueshme për ata që aksesojnë nga serverët rusë. Pra kush hyn nga një pajisje në Rusi, apo në çdo shtet tjetër, por të lidhur me server rus, nuk do të mund të shikojë videot me përmbajtje seksuale në këtë platformë.

Në fund të fundit, ishte vetë Putin në vitin 2016 që u përpoq pa sukses të bllokonte të gjitha faqet kryesore pornografike, të aksesueshme në vend.

Nuk është hera e parë që Pornhub merr iniciativave të tilla. Në vitin 2020, në kohën e shpërthimit të pandemisë, kur shikimet u rritën ndjeshëm, faqja ofroi shërbimin e saj prime falas (për një muaj) për këdo që hynte nga Italia. Vendimi u mor pasi Italia ishte një ndër vendet më të prekura nga pandemia.