Seksi

Pse është më lehtë të arrish orgazmën nëse i mban çorapet veshur?

Pse është më lehtë të arrish orgazmën nëse i

Në imagjinatën kolektive, çorapet nuk janë seksi. Sa herë i kemi parë protagonistët e një filmi komedie apo një sitcom-i të bëhen gati për të bërë seks dhe të heqin çorapet e tyre të parat? Nëse filmi është i një zhanri komik, aktorët gjithashtu shpesh bëjnë një pauzë për të diskutuar sesa çuditshëm duken me çorapet. Por a është vërtet kështu? Shkenca thotë jo.

Një eksperiment i kryer nga Universiteti i Groningen në Hollandë ka theksuar në fakt se si çorapet mund të ndihmojnë për të arritur orgazmën, si për gratë, ashtu edhe për burrat. Shpjegimi është se mbajtja e tyre parandalon këmbët e ftohta, gjë që mund të jenë një shpërqendrim, i pakëndshëm.

Studimi i udhëhequr nga Gert Holstege dhe stafi i saj, përfshiu 13 çifte heteroseksuale midis moshave 19 deri në 49 vjeç. Në dhomën ku ndodhi eksperimenti, të gjitha shpërqendrimet dhe zhurmat u përjashtuan dhe dritat u mbajtën të zbehta. Nga ana tjetër, një nga dy personat nga secili çift u ftua të shtrihej me kokën brenda një skaneri, ndërsa partneri e stimuloi, manualisht, deri në orgazëm. Ushtrimi së pari u zhvillua pa çorape dhe vetëm 50% e njerëzve arritën kulmin. Kur u veshën çorapet, përqindja u rrit në 80%.

Prandaj, mos i hiq çorapet.

Çështja e çorapeve, megjithatë, nuk ishte fokusi i studimit. Qëllimi ishte në të vërtetë për të kuptuar, përmes një skanimi të trurit, se si funksionon arritja e orgazmës.

Studimi gjithashtu nxori në pah ndryshimet midis orgazmës mashkullore dhe orgazmës femërore. Ndërsa burrat dinë se si do të stimulohen fizikisht, është e rëndësishme për gratë që të mos ketë shqetësime ose frikë.

Një këshillë për burrat: Kur doni të bëni dashuri me një grua duhet t'i jepni asaj ndjesinë e mbrojtjes.