Seksi

Shenjat që tregojnë se je i varur nga seksi

Shenjat që tregojnë se je i varur nga seksi

Varësia nga seksi shpesh përdoret si një justifikim nga burrat që abuzojnë seksualisht me gratë. Ka debat të fortë nëse varësia nga seksi është një varësi reale dhe nëse ka vërtet të bëjë me shëndetin mendor. Disa njerëz preferojnë të përdorin termin “çrregullim hiperseksual” dhe sjellje të caktuara seksuale si simptoma të problemeve të shëndetit mendor, siç janë çrregullimi bipolar ose çrregullimi i personalitetit kufitar. Këto çështje janë ende në diskutim e sipër, por derisa të sqarohen, ti mund të kuptosh nëse vuan nga një varësie e tillë nga 8 shenjat e mëposhtme.

Mendon vazhdimisht për seksin

Ekspertët shpjegojnë se nëse keni mendime të vazhdueshme për seksin në atë masë sa e keni të vështirë të përqendroheni në ndonjë gjë tjetër, kjo mund të jetë një shenjë që po luftoni me varësinë nga seksi. Këto mendime obsesive lehtësohen vetëm kur bën seks.

Ke një fiksim të jesh gjatë gjithë kohës i përfshirë në seks

Të bësh seks nuk është një dëshirë e drejtpërdrejtë për ty, por një detyrim që ndihesh sikur nuk mund ta refuzosh. Truri i një personi të varur nga seksi e detyron atë të bëjë seks, edhe kur ekziston një probabilitet i lartë i pasojave negative.

Shpenzon duke bërë seks gjithë kohën tënde të vlefshme

Problem është kur koha e kaluar në seks, masturbim apo qoftë edhe duke parë porno nuk të lejon të kryesh aktivitetet e tjera të përditshme. Të prish punë në marrëdhëniet e tua, por edhe në aspektin profesional.

Ndiheni sikur jeni jashtë kontrollit

Sjellja e një të varuri seksual shpesh do t’i çojë drejt ndjenjave dërrmuese si turpi, keqardhja, pafuqia, ankthi dhe depresioni.

Ju nuk keni interes për asgjë tjetër përveç seksit

Kur jeni duke përjetuar varësi ndaj seksit, të gjitha gjërat e tjera me të cilat ishit të apasionuar më parë nuk janë më me interes për ju.

Nuk ndalesh as pas pasojave negative

Dikush që nuk po përjeton varësi thjesht do të ndalet nëse kupton që seksi po i shkatërron jetën. Një i varur nga seksi nuk është në gjendje ta bëjë këtë.

Tek pasojat negative hyn një shtatzëni e paplanifikuar, një infeksion seksualisht i transmetueshëm apo një eksperiencë e dhunshme seksuale.

Ndjen se ke nevojë gjithmonë e më shumë, për më shumë

Ashtu si dikush i varur nga alkooli do të fillojë të pijë gjithnjë e më shumë, e njëjta gjë ndodh edhe me këtë varësi.

Duron dhimbjet për të kryer aktin deri në fund

Një i varur nga seksi mund të masturbohet aq shpesh sa të ndjejë dhimbje ose të bëjë aq shumë seks ose seks sadist sa të ndjejnë dhimbje fizike si rezultat. Megjithatë kjo nuk do ta ndalojë.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al