Seksi

Si ta kuptosh nëse në martesën tënde mungon seksi

Si ta kuptosh nëse në martesën tënde mungon seksi

E para fare, merr frymë thellë. Nëse ke arritur të klikosh këtë shkrim, do të thotë që me shumë mundësi diçka nuk shkon. Duhet të dish se nuk je vetëm. Ka shumë marrëdhënie dhe çifte që vuajnë këtë situatë.

Fajin e ka bota në të cilën po jeton. Një botë pas izolimi e me një pandemi ende nëpër këmbë. Me shumë viktima të lëna pas, me të njohur, të dashur e të afërm të humbur, me punë të humbura, me familjarë me takuar, me zyrën e transferuar në shtëpi, ose akoma më keq, mund ta kesh humbur punën, kështu nuk ke sesi të ndihesh në humor.

Çfarë është një martesë pa seks?

Ekspertja e marrëdhënieve Sophie Mona Pagès shpjegon se të jesh në një martesë pa seks do të thotë që ke pak ose aspak aktivitet seksual me partnerin. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ka një problem. 'Seksi nuk është thelbësor që një martesë të funksionojë', thotë Pagès.

Realiteti është se të gjitha marrëdhëniet - veçanërisht martesat - janë të ndryshme dhe nuk ka asnjë 'sasi normale' seksi për të bërë. Por për shkak të mënyrës sesi portretizohen 'martesat e lumtura' në TV, media sociale dhe filma, nëse marrëdhënia juaj nuk duket saktësisht e tillë, mund të mendoni se diçka po e bëni gabim.

Kur është problem një martesë pa seks?

Nëse ju dhe partneri juaj jeni të dy plotësisht të lumtur në martesën tuaj pa seks, vazhdoni përpara dhe ndaloni së lexuari këtë artikull. Arsye për t`u shqetësuar është kur njëri nga partnerët ndihet i lënduar nga mosplotësimi i nevojave seksuale.
Por nëse zbuloni se nuk jeni të kënaqur me jetën tuaj seksuale, mos e humbni shpresën. Ka mënyra për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe ndoshta të riktheni intimitetin në marrëdhënien tuaj.

Më poshtë gjen çfarë mund të kontribuojnë për ju ose partnerin tuaj në një dëshirë seksuale të ulët:

Çështjet e shëndetit mendor: Nëse partneri juaj po lufton me depresion, ankth ose çështje të tjera të shëndetit mendor, kjo mund të ndikojë në epshin ose aftësinë e tyre për të bërë seks.

Çështjet personale: Pavarësisht nëse janë çështje me familjen apo punën, ndikojnë në intimitet.

Stresi: Ndonjëherë jeta është intensive. Dhe kur keni një milion gjëra në mendjen tuaj, seksi duhet të jetë i fundit.

Si mund ta shpëtoni një martesë pa seks?

Një gjë që mund të bëni është të përqendroheni në komunikim. Përcaktoni se çfarë do të thotë seksi për ju të dy, për të ndarë një kuptim të përbashkët të pikëpamjeve të njëri-tjetrit. Kthehuni pas për të kuptuar kur dhe pse filloi. A ka gjëra të pathëna? A ka turp? Si është një jetë e lumtur seksuale për secilin prej jush? Cila është pika e përbashkët? Bërja e këtyre pyetjeve mund t'ju ndihmojë të kuptoni më thellë çështjen, nëse ekziston një, ose t'ju ndihmojë të manovroni se si ta ktheni seksin në martesën tuaj.

Ndonjëherë është thjesht çështje shkëputjeje. Mbase duhet të filloni dalëngadalë me masturbimin. Gjithsesi në këtë rast, mos harroni se rilidhja duhet të nisë gjithmonë nga emocionet dhe pastaj të përfundojë tek seksi.

*Artikulli i Cosmopolitan u përshtat në shqip nga Tiranapost.al