Si të ndjeheni më të sigurt gjatë marrëdhënieve seksuale
Nuk do të ndiheni të sigurt gjatë gjithë kohës. Do të ketë momente të ulëta ku mund të ndiheni të pakëndshëm dhe të zhgënjyer me trupin tuaj. Dhe shumë njerëz priren ta ndiejnë këtë, kur janë duke u përfshirë në ndonjë aktivitet seksual me një person tjetër, pasi kjo kërkon që ata të dalin nga zona e tyre e komfortit.
Këtu janë disa mënyra për t'u ndjerë të sigurt dhe pozitiv ndaj trupit gjatë seksit.
Admironi atë që keni
Filloni ta shikoni veten në pasqyrë, në mënyrë që të admironi çdo thelb të vetes. Sa më shumë të jeni në harmoni me trupin tuaj, aq më shumë do të jeni në gjendje të shpreheni para partnerit tuaj.
Eksploroni atë që ju pëlqen
Mos nxitoni në seks. Merrni kohën tuaj me çdo hap që bëni me partnerin tuaj. Kur të kuptoni preferencat tuaja gjatë seksit, do të bëheni edhe më të sigurt.
Flisni me partnerin tuaj
Ju duhet të komunikoni për dëshirat tuaja me partnerin dhe madje t'i tregoni atij se çfarë nuk ju pëlqen gjatë seksit. Sa më shumë që i shtypni mendimet tuaja në shtrat, aq më i madh bëhet hendeku mes juve.
Tiranapost.al