Seksi

Si t`i përgjigjesh fëmijës kur të bën pyetje seksuale?

Si t`i përgjigjesh fëmijës kur të bën pyetje seksuale?

Mosha +3 vjeç mund të sjellë me vete edhe kuriozitetin. Fëmijët mbi 3 vjeç e më tej nisin të bëjnë pyetje e ashtuquajtura të sikletshme nga të rriturit. Pyetje rreth organeve gjenitale, pyetjet si kam lindur janë normale dhe si të tilla duhen trajtuar.

Disa këshilla që rekomandojnë specialistët për të menaxhuar kuriozitetin e fëmijëve për seksualitetin.

• Emërtimin e saktë të organeve seksuale. Vagina dhe penis, emërtimet me nënkuptim apo pseudonime shkaktojnë vetëm konfuzion

• Edukimi dhe informimi si i djemve dhe i vajzave pa dallim.

• I rrituri nuk duhet të shmangë dhe evitojë pyetjet e fëmijës duke thënë: pyet mamin apo babin. I rrituri nuk duhet të nxehet me pyetjet, por të përgjigjet dhe kur nuk di të përgjigjet, t`i thotë fëmijës me seriozitet që nuk e di, por sa ta mësoj do të ta shpjegoj dhe duhet ta mbaje fjalën dhe t`ia shpjegojë sa po të mundet.

• T`i lexojë dhe tregojë libra që janë për moshën dhe që trajtojnë në mënyrë edukative njohjen e trupit të njeriut si të femrës dhe të mashkullit përfshi dhe organet gjenitale.

• Nuk duhet të flitet për organet gjenitale në mënyrë mohuese, psh, femra “nuk ka” penis, por femra “ka” vaginë”. Të cilëcohet diferenca dhe funksioni i organeve.

• T`i shpjegohet që “intimiteti” është i ndryshëm nga “fshehtas”.

• Nëse fëmija po luan me një moshatar duke u prekur, mos ndërhyni, por ruani qetësinë, pasi do t`i mësoni padashje të fshihet nga ju, por jo të mos e bëj më.

• Kurioziteti fëminor është gjëja më natyrale në botë. Nëse fëmija deri në moshën 6 vjeç, nuk bën pyetje rreth kësaj teme, duhet të mendohet se ku po e mer informacionin dhe sa cilësor është ky informacion. Prindër, mos e lejoni që fëmija juaj të mësojë dhe zbulojë veten dhe seksualitetin nëpërmjet banalitetit të “rrugës”.

*Marrë nga një postim i Lira Gjikës në Facebook