Intervistat e Mirës

Episodi i ZëmeMirën Podcast me Alaudin Hamitin

Episodi i ZëmeMirën Podcast me Alaudin Hamitin

Alaudin Hamiti është episodi i kësaj jave. Alaudini i ngjan pamjes së tij edhe në komunikim. Me qetësinë e tij i tha të gjitha për jetën e vet, nga Finlanda në Prishtinë, nga ditët e pasigurta deri më tani, që thotë se më në fund ka gjetur ekuilibrin që i duhet një mendjeje në paqe. Tre fëmijët e tij janë të rritur tashmë, dhe unë në botë se e dija Alaudinin babi me shumë fëmijë. Eva, më e vogla, është një 13-vjeçare. Sapo edhe ajo të jetë 18, Alaudini dhe Yllka, shoqja e tij e jetës, do të bëjnë valixhet për një udhëtim të ri. Sepse, siç thotë Alaudini gjatë kësaj jete, duhet të dimë të jetojmë disa jetë. Më pëlqeu kjo dhe e vura edhe titull për episodin por edhe pikësynim për veten sepse unë mësoj dhe frymëzohem nga të ftuarit e mi⭐️😉

Episodi i plotë

*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Smile.al, Vodafone, Lajthiza, Metropolitan, Melia, TUMO

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore