Intervistat e Mirës

Episodi i ZëmeMirën Podcast me Dr. Arjana Rrelin

Episodi i ZëmeMirën Podcast me Dr. Arjana Rrelin

Ky ka qenë një janar i ftohtë, sidomos për zemrën time. Edhe pse ju më njihni dhe e dini që nuk kam dëshirë ta kthej dritën nga vetja, këtë herë ka qenë e pamundur të mos ndodhte. Ndoshta për një nga ato kombinimet e pashpjegueshme që jeta di t'i bėjë mirë. Me Arjana Rrelin kisha folur edhe në sezone të tjera për të realizuar një episod mbi biologjinë e humbjes. Gjithmonë kishte ekzistuar vullneti, respekti, vlerësimi reciprok por diçka mungonte. Koha, ndoshta. Ose gatishmëria e brendshme. Deri sa erdhi ky janar. Dhe unë isha më shumë se kurrë gati për këtë temë. Më shumë se kaq: kisha nevojë për të. Kur humba babain tim, numërova çdo mesazh, çdo prani të ngrohtë, çdo përpjekje për të më qenë pranë. Dhe megjithatë, përballë dhimbjes, njeriu mbetet vetëm. Eshtë një vetmi e pashpjegueshme, që nuk e zëvendëson as dashuria, as kujdesi, as fjala e mirë. Pikërisht këtu nis ky episod. Një bisedë për humbjen, jo vetëm si dhimbje, por si proces. Për nevojën që keni jo vetëm ta përballojmë, por edhe ta kuptojmë atë që na ndodh. Humbja, herët a vonë, na prek të gjithëve. Dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye, ky episod ia vlen për të gjithë.

Ndiq episodin e plotë

*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Abi, Vodafone, Lajthiza, Melia, Metropolitan, TUMO

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore