Intervistat e Mirës

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Edi Demaj

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Edi Demaj

Në këtë episod do të dëgjoni më shumë për të ardhmen që ka ardhur tashmë😉
Por bashkë me të, edhe historinë e një djali nga Prishtina që emigroi në Amerikë me familjen kur ishte vetëm 14 vjeç.

Nga aeroplani, ai kujton ndërtesën e parë që pa me sytë e një fëmije — Empire State Building. Për habi, ajo ndërtesë sot, në njëfarë mënyre, i përket. Jeta e çoi drejt saj si një inovator dhe sipërmarrës i suksesshëm. Edi Demaj, së bashku me vëllain e tij, ka ndërtuar jo vetëm kompani, por edhe ura mes botësh, ideve dhe mundësive. Dhe në rrugëtimin e tij nuk kanë munguar takimet që vetëm jeta di t’i sjellë — aspak rastësisht. Sepse fati shkon tek ai që punon për të.

Unë e shijova këtë episod. Më pëlqejnë njerëzit që nuk kanë plan B. Vetëm një plan A. Më pëlqejnë ata që ndryshojnë mentalitete. Por sidomos ata që ndryshojnë fate.

Ky është Edi Demaj, një 40 vjeçar me një jetë plot adrenalinë. Mund të mësoni prej tij. Por edhe të merrni guxim për të ëndërruar.

*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Vodafone, Lajthiza, Metropolitan, Credins Bank, TUMO

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore