Ansambli Tirana do të prezantohet në Gjirokastër me 'Ritualin e jetës'
Festivali Folklorik Kombëtar do të mbahet në Gjirokastër nga datat 24 qershor deri në 1 korrik.
Mbeten vetëm pak ditë që Ansambli Tirana i përbërë nga artistë të rinj, do të përfaqësojë qarkun e Tiranës në skenën e madhe të Kalasë së Gjirokastrës në datën 26 qershor me fabulën “Rituali i jetës”, që flet për të gjitha proceset e jetës nga lindja në vdekje. Ndërkaq, grupi i polifonisë së këtij ansambli do të përfaqësojë qarkun e Gjirokastrës me këngën lirike “Zërin nga gjyshërit e muarrëm” në datën 30 korrik.
Ansambli Folklorik Tirana ky grupim artistësh të rinj ka në repertorin e tij një pjesë të rëndësishme nga valle të trevave të ndryshme të Shqipërisë, me valle nga Shqipëria e Mesme, valle nga Shqipëria e Jugut dhe valle nga Shqipëria e Veriut.
Këta artistë mbajnë gjallë, ruajnë dhe kultivojnë muzikën popullore shqiptare, këngët dhe vallet tradicionale të Tiranës dhe Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut. Ansambli “Tirana” është i vetmi entitet gjithëpërfshirës i këtij lloji në rajon dhe një aset i rëndësishëm kulturor për kryeqytetin.