Mbrëmjen e sotme, më 2 dhjetor, sheshi “Skënderbej” do të jetë qendra e një mbrëmjeje festive. Tirana rikthen Natën e Bardhë.
Lajmin e ka dhënë Kryebashkiaku, Erion Veliaj.
“Nata e Bardhë në zemër të Tiranës! 🤍
🗓️Më 2 dhjetor, 📍 sheshi “Skënderbej” do të shndërrohet në zemrën e festës, me një koncert që sjell artistë të njohur dhe atmosferë magjike për të gjithë! ✨
Një mbrëmje që nuk duhet humbur – muzikë 🎤, energji ⚡️ dhe momente të paharrueshme”, shkruan Veliaj në postimin e tij.
Në këtë spektakël madhështor do të ngjiten në skenë yje të njohur të muzikës shqiptare, duke përfshirë:
- *Alban Skënderaj*,
- *Xhensila Myrtezaj*,
- *Anxhela Peristeri*,
- *Manjola Nallbani*,
- *Era Rusi*,
- *Juliana Pasha*,
- *Semi Jaupaj*,
- *Sardi Strugaj*,
- *Vesa Luma*,
- *Emra Brah*,