Të gjithë këngëtarët shqiptarë që ju presin sot në Sheshin Skënderbej
E Enjte 28 Korrik 2022, 13:40
TiranaPost
Është bërë gati Sheshi Skënderbej për të festuar mbrëmjen e sotme. Tirana dhe do të festojë dy festa: Hapjen e negociatave dhe 100-vjetorin e lidhjes Shqipëri-SHBA.
Në skenë do të ngjiten emra të njohur si: Soni Malaj, Elton Deda, Alban Skënderaj, Flori Mumajesi, Anxhela Peristeri, Ylli Limani, Fifi, Eneida Tarifa, Ronela Hajati, Çiljeta dhe Xhensila Myrtezaj.
Do të ketë edhe një spektakël fishekzjarresh.
Festa nis në orën 19:00.