Evente

Tirana do të zgjedhë më të talentuarit e çdo gjimnazi

Tirana do të zgjedhë më të talentuarit e çdo gjimnazi

Tirana Art Festival do të mbajë edicionin e 8-të. Një kompeticion që bën bashkë talentet nga të gjithë gjimnazet e kryeqytetit në fushat e kërcimit, stilimit, artit pamor dhe muzikës.


Kryebabashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka njoftuar se audicionet për të gjithë pjesëmarrësit do të nisin së shpejti.

“Tirana Art Festival. Kërcim, instrument, stilim, art pamor, këngë! Së shpejti nisin audicionet! Bëhuni gati!”, shkruan Erion Veliaj.

Audicionet do të zhvillohen në fund të marsit në palestrat ose terrenet sportive të shkollave.

Në kërcim mentorë do të jenë Ilir Shaqiri dhe Sueda Guri, në këngë Elhaida Dani dhe Kamela Islamaj, në instrument Gjergj Kaçinari, në stilim Klodi Mengri dhe në art pamor Driant Zeneli.