51 ditë pozitiv, pa simptoma, por i izoluar. Jam psikolog dhe për pak kalova në depresion
Saturday 19 September 2020, 23:25
TiranaPost

Plot 51 ditë i izoluar, pa asnjë simptomë, por me një tampon që dilte vazhdimisht pozitv.
“Po çmendesha”, thotë Dr. Lorenzo Berti, psikolog terapist në Rimini.
“Unë i kisha të gjitha mjetet dhe informacionet për ta luftuar ankthin, por ishte më i fortë se unë dhe ato që unë dija”, tregon ai.
350 pacientët e tij prisnin shërimin e tij për të vazhduar me seancat.
“Ajo që kam përjetuar nuk është diçka që ndodh shpesh. Mora një goditje jo vetëm në nivelin ekonomik dhe social, por edhe në atë psikologjik. Një nga pacientet e mia humbi të dashurin, 24 vjeç, i cili pas një muaj izolimi kreu vetëvrasje”, tregon Berti, një nga njerëzit që e vuajti vetë izolimin gjatë korrikut, përveç 'lockdown-it' që provuan të gjithë.
*Burimi Huffington Post