Karantina Blog

Video/ Brenda shtëpisë prej xhami ku është karantinuar Maluma

Video/ Brenda shtëpisë prej xhami ku është karantinuar

Ishte planifikuar që Maluma të vinte për koncert në 14 mars në Shqipëri, por koronavirusi i prishi planet dhe e mbylli në shtëpinë e tij prej xhami.

“Unë jam gjithmonë nëpër koncerte dhe po e shijoj këtë kohë qëndrimin në shtëpi. Gjëja më e mirë këtu në Medellin, në Kolumbi është se ka shumë natyrë. Edhe kur je brenda shtëpisë, të duket sikur je jashtë saj. Ndaj edhe e kam bërë me sa më shumë xhama”, tha Maluma për Achitectural Digest.

Ai ka bërë një shëtitje nëpër vilën e tij me një superverandë e pishinë, ku ka tre vite që jeton.