Karantina Blog

Dezinfektoj gjithçka që blej për vete, përveç atyre që i çoj vjehrrës

Dezinfektoj gjithçka që blej për vete, përveç atyre

Më shani sa të doni, por po, e pranoj. Unë dezinfektoj çdo produkt që blej në supermarket dhe në dyqanet e fruta-perimeve. Mirëpo nuk laj asgjë që blej për vjehrrën. Meqë ajo është e moshuar, ia bëjmë ne pazarin. Po, ndihem në faj, por ajo nuk më ka pyetur kurrë a ia kam dezinfektuar. Mbase se nuk ka merak aq shumë. Mbase se i lan vetë. Nëse do më pyeste, unë do t`i tregoja të vërtetën. Do t`i thosha që nuk i kam larë.

Unë vetë jam e fiksuar, por nuk dua që t`i fiksoj edhe të tjerët. Kështu që do vazhdoj të laj të miat dhe vjehrra me ushqimet e saj mund të bëjë ç`të dojë.

*Rrëfimi i një nuseje për BBC.