Ditari i një gazetari që punon nga shtëpia në kohë karantine

Mëngjesi: Zgjimi në orën 7. Nisesh për në dush, por më parë kalon për tek dhoma e fëmijës, ta zgjosh nga gjumi se i vajti vonë për shkollë, por jo. Kujtohesh që shkolla është e mbyllur prej ditësh.
7:20 mëngjesi. Drithëra, panine, të ëmbla, të kripura? Kupton që në fakt më shumë ka mbetur nga ushqimi i maces sesa i juaji. Gjithë këto ditë në shtëpi kanë mbaruar furnizimet.
7:30 Hap emailin dhe shikon njoftimet e kompanive të ndryshme, bankave, dyqanëve se si po procedojnë me krizën dhe mekanizmat që kanë zgjedhur për të mos ndërprerë shërbimin.
8:00 del për pazar në supermarket. Blen aq shumë ushqime si të kishe dëgjuar që koronavirusi nuk i vret ata që janë mbipeshë.
09:45 hyn në shtëpi dhe të nisin paranojat. Ke ethe, kollë dhe sesi ndihesh. “Mos vallë u infektova tani që dola”, mendon me vete. Shkon lan edhe njëherë duart, për herë të (e ke humbur numërimin), pastaj merr termometrin. E mat dhe 36.5. “Mos nuk punon ky”, mendon me vete. Mendon dhe mendon derisa vjen ora e mbledhjes.
10.30 kujton që të mungon kodi për të hyrë në mbledhjen online, ua kërkon kolegëve që ta nisin me whatsapp. Hutohesh kërkon nëpër shtëpi stilolaps për ta shënuar ndërkohë që e ke tashmë të ruajtur në telefon.
10:35 më në fund hyn në mbledhje, nuk shikon asnjë mesazh, asnjë bisedë se telefoni ishte “mute”, pastaj s`ke ç`të thuash se ke humbur thelbin dhe biseda ka rrjedhur. Mbledhja mbaron dhe ti s`more vesh asgjë. Diçka që më parë as e kishe menduar se do ndodhte.
11.15 del për një shëtitje të vogël fare. Shikon një fqinj rreth mat me sy je apo s`je dy metra larg ndërkohë që e përshëndet.
11:30 kthehesh në shtëpi dhe gjen macen mbi laptop që ka shkruar një sërë shkronjash. Për dreq, kur shkruan gjithë këto shkronja pse nuk di t`i lidhë e të punojë në vendin tim.
11:45 ulesh në kompjuter dhe hyn në Google: koronavirusi meme, koronavirusi teori konspirative, koronavirusi rrezik, koronavirusi shtyn ngjarjet. Dhe lexon e lexon derisa kupton sa shije të keqe të ka lënë e gjitha.
12:15 erdhi dreka. Dilema: të ha ç`më hahet apo atë që prishet më parë? Pasi vendos dhe ha ulesh dhe merr me radhë gjithë serialet me detektivë. Epo e meriton këtë pushim.
Shikon që ka shkuar ora 4 dhe në 5 duhet të kesh lajmin gati për ta botuar. Po ç`të bësh? Ti i hyre kërkimit në Google u lodhe dhe asgjë s`të erdhi në mendje për të bërë shkrim. Pastaj thua: Ja, po bëj ditarin tim në një ditë koronavirusi, me këtë temë shanset për të mos u pushuar nga puna janë të vogla.
*Burimi The Economist