Do i bini kokës me grushte! Kledi Kadiu mesazh shqiptarëve nga Italia: është situatë e paimagjinueshme, mos dilni

Kledi Kadiu jeton në Itali, ku prej ditësh tashmë është karantinuar si shumë të tjerë për të parandaluar një përhapje masive të koronavourisit, edhe pse në Itali shifrat tregojnë një situatë alarmante. Balerini dhe koreografi i njohur thotë se ajo që po ndodh atje i ka frikësuar të gjithë pa masë.
Referuar shifrës së frikshme me viktima, ku vetëm në 24 orët e fundit, 792 persona kanë humbur jetën, Kadiu u bëri thirrje shqiptarëve të zbatojnë me patjetër masat e marra , pasi do t’i bien kokës me grushte, po të shohin nga pasojat e koronavirusit. Ai tregoi se masat në Itali janë shumë të rrepta dhe nëse i shkel është njëlloj sikur të kesh bërë vrasje, të mbetet njollë përjetë.
Kledi Kadiu:
Është e paimagjinueshme, tani na ka kapur me të vërtetë shumë frika, me rreth 800 viktima. Kjo është një gjendje që po bëhet gjithnjë e më keq. Është dita e 13 që ne jemi izoluar nëpër shtëpi, që më 8 mars. Bëjeni llogarinë, se e kemi humbur edhe idenë e ditëve. Sapo na komunikuan dje në darkë që Rimini dhe shumë zona të afërme, që sot bëhen zonë të kuqe, pra që nuk mund të dalim fare, fare, në rrugë.
Farmacitë, supermarketet, janë të hapura, por ke të drejtë të shkosh vetëm një herë në javë. Nëse vërtetohet se ke dalë dy herë, merr jo vetëm një gjobë të madhe, por denoncohesh edhe penalisht. Shqipëria bëri jashtëzakonisht mirë me rregulla të rrepta. Le të ankohen qytetarët, se kur të shohin si është gjendja, do t’i bien kokës me grushte. Ata duhet të thonë faleminderit që janë në shtëpi, se do të bëhet një tmerr i paparë. Nëse këtu në Itali shkel rregullat, është njëlloj sikur bën një vrasje, të mbetet njollë përjetë, pra do të quhet akt kriminal. Shqiptarët do ta paguajnë rëndë, nëse vazhdojnë të dalin jashtë.

Kledi Kadiu në lidhje me Skype për News 24.