Mezi po pres të hapen kinematë dhe mos më shani
Monday 29 June 2020, 09:34
TiranaPost

Kemi dalë nga izolimi, por ende më mungon diçka. Më mungon kinemaja që shkoja të paktën njëherë në javë.
Më mungon ai vendi ku e di që me të shkelur, e kam të sigurt virusin. Pa shaka, e di, kam YouTube, Netflix, faqe pirate me filma, por nuk është e njëjta gjë.
Mund ta krijoj një ambient të ngjashëm në shtëpi, me Cola, kokoshka dhe duke ulur grilat, po zërin?
Nëse kjo pandemi vërtetoi diçka për mua, ajo është dashuria e madhe që kam për kinemanë. Dhe nëse do vendosej me votim për hapjen e tyre, do jepja një “Po” të madhe, edhe pse e di rrezikun që vjen pas kësaj.
Deri sa të kemi plazhin mund t`ia dalim pa kinemanë, po pastaj?
*Burimi Metro