Gjatë izolimit kam qarë fshehurazi Orlando-s e kyçur në makinë
Sunday 17 May 2020, 16:33
TiranaPost

Katy Perry është bërë shumë e ndjeshme gjatë izolimit, ca prej stresit e ca prej lëkundjeve hormonale të shtatzënisë. Këngëtarja 35-vjeçare është në pritje të fëmijës së parë dhe me bashkëshortin, aktorin, Orlando Bloom janë izoluar në Los Angeles.
Katy ka treguar se herëpashere kishte nevojë për hapësirën e saj që të qante dhe shkarkonte stresin. Zgjidhjen e kishte gjetur tek makina.
Atje mbyllej dhe qante. Katy ka folur edhe për nepsin gjatë shtatzënisë dhe dëshirën e madhe për ushqime pikante.
Vajza që presin është fëmija i parë për Katy-n, kurse Orlando është baba i një djali 9 vjeç nga martesa e mëparshme me Miranda Kerr.
*Burimi Metro