Karantina Blog

Gwyneth Paltrow flet live me burrin për tensionet në familje dhe ngërçin në seks që ka shkaktuar karantina

Gwyneth Paltrow flet live me burrin për tensionet në familje dhe

Gwyneth Paltrow dhe burri i saj Brad Falchuk u bënë pjesë e një seance online për këshillim ndaj njerëzve që po qëndrojnë 24 orë të mbyllur.

Ata kaluan gati një orë me Michael Boehm dhe ndanë me të dhe gjithë rrjetin tensionet e tyre familjare.

Gwyneth tha se fëmijët e saj po vuajnë faktin që s`takojnë dot bashkëmoshatarët e tyre, kurse të rritur po vuajnë nga një frustracion seksual.

“Jemi duke ndjekur udhëzimet e rrepta dhe patjetër që do ketë tensione në shtëpi. Kemi përgjegjësi të shtuara si prindër këto ditë. Përpjekja për të gjetur një ekuilibër të ri sjell shumë stres”.

“Në çift është pak a shumë njësoj. Ç`supozohet të bësh si çift kur nëpër shtëpi janë të gjithë, fëmijët, qentë dhe puna. Se punojmë edhe nga shtëpia".

Më pas Gwyneth e pyeti Michael-ën për një miken e saj që ishte në vështirësi.

“Kam një shoqe që më kërkoi të të pyes se po kalon një ngërç seksual për shkak të stresit nga koronavirusi”, tha Gwyneth gjatë seancës.

Michaela u përgjigj se shumë gra të tjera e kanë këtë problem dhe kjo lidhet edhe me faktin që nuk po ndihen mirë me trupin e tyre. Qëndrimi i gjatë në shtëpi, frigoriferi, gatimet e shumta, ëmbëlsirat kanë bërë të vetën. Gratë e palyera, me bark më shumë se zakonisht nuk ndihen seksi.

“Mërzitja do kalojë pas disa javësh dhe dëshira do t`u kthehet”, shtoi terapistja.

*Burimi Daily Mail