Historia e njërit prej nesh: A do shërohet ndonjëherë truri ynë nga koronavirusi?

Sipas disa raportimeve koronavirusi zgjat "në ajër deri në tre orë, në bakër deri në katër orë, në karton deri në 24 orë, dhe në plastikë deri në 72 orë". Por askush nuk duket se ka studiuar një aspekt tjetër të rëndësishëm: sa kohë COVID-19 po planifikon të jetojë në trurin tonë.
Supozimet janë: përgjithmonë.
Mbaj mend javën që kuptova se koronavirusi ishte bërë e vetmja gjë për të cilën isha në gjendje të mendoja. Ishte rreth 8 marsit. Isha njoftuar nga Unioni Konservator Amerikan se një pjesëmarrës në konferencën e tij vjetore kishte testuar pozitivisht për virusin. CPAC, për dijeni, është një tubim i Trumpistëve të devotshëm; Kam marrë pjesë si gazetare. 8 Marsi ishte gjithashtu kur fillova t’i mbaja fëmijët e mi në shtëpi, pasi u kërkua që mos të shkonin në shkollë. Pas kësaj ndodhi shpejt që të mos flitej për asgjë tjetër përveç koronavirusit. Më 13 mars, koronavirusi ishte gjithçka që lexoja, megjithëse akoma ndihej joreale. Mbaj mend një pjesë të veçantë në një faqe ku shkruhej në lidhje me testimin e koronavirusit në Korenë e Jugut, dhe dukej si diçka e dalë nga një filmi fantastiko-shkencor, me infermierë të veshur me masat mbrojtëse që qëndronin pranë makinave të njerëzve duke u bërë tamptonat. Tani jam thjesht xheloze për qasjen e tyre lidhur me testimet dhe është vetëm një nga imazhet që më shkonte vazhdimisht në mendje, si një montazh që përsëritej.
Unë jetoj në New York, Wuhan-i i Amerikës, kështu që ka kuptim që të mendoj veçse për koronavirusin tani. Numri i të vdekurve është me mijëra. Rrugët tona janë bosh, përveç ambulancave të rastit. Restorantet janë mbyllur që nga 17 marsi; shkollat janë mbyllur që nga 15 marsi. Gjërat që përdoren për të bërë jetën tonë të shkëlqyeshme – ushqimi i mirë, muzika dhe teatri - tani arrijnë përmes transportit apo ekraneve. Këtu po mësohemi me koronavirusin.
Koronavirusi po eklipson çdo gjë tjetër që do të kishte vëmendjen tonë. Mediat sociale janë plot me njerëz që dokumentojnë përvojat e tyre me të, madje japin edhe rekomandime për filmat që duhet të ndjekim. Duket sikur 9 nga 10 titujt fillojnë ose mbarojnë me "Në epokën e Koronavirusit". Mund të shohim një numër të pafund serish, lojërash dhe dokumentare, por truri ynë është i kthyer në një kanal të vetëm: pandeminë.
Koronavirusi është ndryshe nga çdo gjë në të cilën kemi jetuar ndonjëherë. Shpërthimi më i afërt i ngjashëm i sëmundjes në masë ishte pandemia e gripit të vitit 1918, e cila ishte 102 vjet më parë dhe në një epokë para se të ishte e mundur të kishe Twitter. Shumica e njerëzve që e kanë jetuar kanë vdekur. Deri më tani, katastrofa më e madhe që kisha jetuar ishte 9/11, e cila ishte 20 vjet më parë. Dhe madje edhe kjo ishte ndryshe. Ne i referohemi asaj si 9/11 sepse ndodhi në një ditë të vetme; efektet janë ende duke u ndjerë, por askush nuk flet për 9/12 ose 9/13. Koronavirusi nuk do të ketë kurrë një ditë në kalendar. Ne nuk e kemi idenë se kur do të përfundojë.
Unë mendoj se kjo është ajo që truri im po kërkon: një fund. Nuk mund të mendoj për diçka tjetër derisa ta di kur do të mbarojë kjo apo edhe çfarë është "kjo". Kështu që, në vend të kësaj, po lundroj në Twitter, po lexoj udhëzimet se si të blini sende ushqimore ose numrin e të vdekurve. Nuk ka vend për një temë tjetër, nuk ka vend edhe për një mendim tjetër. Jo derisa të kuptoj se si të gjej kuptimin e diçkaje që nuk më ka ndodhur kurrë më për mua apo dikujt tjetër që njoh. Jo derisa të mësoj si të jetoj në një botë që është e mbyllur kryesisht. Është si të jesh e dashuruar ose si një ndarje e tmerrshme - mendja juaj tërhiqet përsëri tek një gjë, duke vrarë mendjen se si është e mundur që një moment të ndiheshit në një mënyrë, dhe në tjetrën, jeta ishte ndryshe. Shumica prej nesh do të ndryshojë përgjithmonë, pasi kjo pandemi përparon duke djegur jetën dhe punën, si një zjarr pyjor me lëvizje të ngadalta ose një përplasje eksplozive e makinave. Si nuk mund të shihemi?
Qeveria jonë vlerëson se rreth 100,000 - 250,000 njerëz do të vdesin nga koronavirusi. Ndërsa këtë fundjavë, shteti i Nju Jorkut numëroi 4,376 jetë të humbura. Është e vështirë të mbledhësh mendjen pas kësaj humbjeje. Është e vështirë për cilindo nga ne të përpunojë këtë lloj humbjeje. Edhe nëse nuk humbni ndonjë të afërm ose një mik, një humbje si kjo është kolektive.
Kështu që vazhdoj të mendoj për të, duke shpresuar se do të fillojë disi të ketë kuptim për mua. Kam lexuar që njerëzit që kanë humbur të dashurit duhet të presin deri në dy javë për t’i varrosur.
Në 12 ose 18 muaj, shpresojmë se do të ketë një vaksinë. Kur kjo të ndodhë, do të kemi kohë të mbajmë zi. Atëherë, ne do të presim edhe një herë në radhë të dendura në Starbucks dhe do të ankohemi për postën. Mendojmë për gjërat që duhet të bëjmë. Do të kalojë një orë dhe pastaj dy e më pas një javë, dhe do ta kuptojmë se me një të tundur që kemi kohë pa menduar për të. Deri atëherë, gjithçka është vetëm për koronavirusin, gjatë gjithë kohës.
*Shkruar nga Molly Jong-Fast, editore e The Daily Beast. Përkthyer nga Glamour