Karantina Blog

Izolim do të thotë mos e takosh kurrë të dashurin, si mua

Izolim do të thotë mos e takosh kurrë të dashurin, si mua

Unë jam i brezit që luaja në lagje me fëmijët e tjerë dhe teknologjia e njohjet online më dukeshin të çuditshme derisa më ndodhi. U njoha virtualisht, në Instagram me dikë dhe ende nuk jemi takuar. Gjithçka ndodhi gjatë izolimit. Mua më pëlqen, por ndonjëherë mendoj dhe them: Mos ishte thjesht nevoja për të mos qenë vetëm në një kohë kur gjithë bota është e vetmuar?

Kemi folur bashkë për fëmijërinë, vitet në universitet, për ditët në karantinë, për gjithçka. Kemi arritur ta njohim mirë njëri-tjetrin edhe pa e takuar. Çdo ditë flasim për të paktën tre orë. Ndonjëherë flasim edhe gjatë natës.

Ende nuk i kemi thënë njëri-tjetrit të dua me shpresën se do ta bëjmë sy më sy jashtë karantinës kur gjithçka të ketë mbaruar.

*Burimi Metro