Karantina Blog

Jake dhe Malia, ky është superçifti i karantinës që as u grind e as gatoi në rrjete sociale

Jake dhe Malia, ky është superçifti i karantinës që

Jake dhe Malia meritojnë të shpallen superçifti i karantinës. Ata jetojnë dhe punojnë në Amerikë. Malia është Drejtore shitjesh në një kompani arredimi, kurse Jake nuk është aq i famshëm sa ajo dhe në rrjet s`ka ndonjë info për punësimin e tij. Megjithatë, pavarësisht profesioneve të tyre, janë shndërruar në performues. Edhe në rrjete sociale duket se udhëheqësja është ajo, Malia. Ai i vjen pas avazit.


Nuk zgjodhën të gatuanin si shumica e as të bënin sikur grindeshin me njëri-tjetrin.

Çdo ditë publikojnë një video me kërcim në Tik-Tok. Që nga dita e parë e karantinës deri në të 44-ën. Gjithmonë një koreografi ndryshe duke dhënë energji pozitive për gjithë rrjetin.

Jake dhe Malia, ky është superçifti i karantinës që
Foto nga videot e Krishtlindjeve
Jake dhe Malia, ky është superçifti i karantinës që
Foto nga videot e Krishtlindjeve

Nëse po mendoni se koronavirusi i bëri kreativë, nuk është kështu. Malia dhe Jake kanë një blog të vetin në të cilin çdo vit, që nga 2016-ta kanë realizuar nga një video-kartolinë të bukur për Krishtlindje.

Thjesht, koronavirusi që i mbylli brenda shtëpisë, u dha më shumë kohë për të bërë nga një video çdo ditë.