Jam në karantinë me burrin, por po vdes të shoh të dashurin

Unë dhe burri, Alex jemi për tre javësh në karantinë, që kur qeveria njoftoi marrjen e masave. Ai nuk del nga dera dhe kështu supozohet të bëj edhe unë, por kam dalë. Kam dalë sepse kam edhe një shtëpi tjetër, dikë tjetër që më pret. Kam të dashurin. Nuk jam e keqe, mos mendo asgjë të tillë. Nuk kam as probleme psikologjike. Jeta ime është më e komplikuar se kaq dhe u bë më shumë tani me koronavirusin.
Alex dhe unë kemi 20 vjet të martuar dhe në më të shumtën e kohës unë kam qenë përkujdesësja e tij. U sëmur që 5 vitet e para të martesës sonë, është i sëmurë kronik me një sëmundje auto-imune dhe u shndërrova nga bashkëshorte në kujdestare me zero jetë seksuale.
Për gati 10 vjet jeta jonë u rrotullua rreth tij dhe gjendjes së tij emocionale shkaktuar prej sëmundjes. Dëshirat e mia për fundjavat vareshin gjithmonë nga ai, gjendja e tij dhe ishin në plan të dytë.
Tani jetoj me një burrë në nevojë dhe egoist. Të tillë e ka bërë sëmundja. Ta mendosh që unë edhe punën e kam si kujdestare në një shtëpi të moshuarish. Dhe pikërisht aty u njoha me Philip. Nëna e tij është një nga zonjat e shtëpisë së të moshuarve dhe ai vinte ta takonte. Një ditë më befasoi me një buqetë lulesh, pastaj lamë një takim të pafajshëm dhe kështu nisi gjithçka.
Fjalia e parë që i them burrit çdo mëngjes është “Si je”, kurse me Philip ëstë ndryshe. Ai nuk më shikon si përkujdesëse, por si grua. Me Alex bënë edhe terapi në çift, por ngërçi seksual nuk u zgjidh. Nuk e bëj me faj, është i sëmurë, por as unë nuk kam faj edhe pse për shumë vite luftove me vrarjen e ndërgjegjes.
Morëm një shtëpi të dy me Philip, e mobiluam dhe Alex-it i thashë që më ishin shtuar disa turne nate. Atij iu duk ide e mirë se kështu do më kishte më gjatë në shtëpi gjatë ditës. Kjo nisi katër vjet më parë dhe prej atëherë unë kam dy familje dhe bëj jetë të dyfishtë.
Vetëm një muaj më parë bëra armëpushim me veten dhe i thashë: Mos e vrit më mendjen dhe mos u ndjej në faj për jetën e dyfishtë. Por pastaj nisi koronavirusi dhe shpërtheva në lot. E dija që s`do mund ta takoja dot më Philip. Megjithatë zgjidhja erdhi shpejt. Nga puna më dhanë tre muaj leje për të qëndruar me Alex meqë gjendja e tij do rëndohej nëse do mbartja virusin. Mirëpo unë e gënjeva. I thashë që do shkoj në punë si gjithë të tjerët dhe kështu shkoj tek Philip.
Kalojmë disa orë së bashku dhe kthehen sërish tek Alex. Nuk mund ta lë as atë dhe as Philip. Nuk ia rrezikoj jetën burrit pasi takoj vetëm Phil dhe askënd tjetër.
*Burimi Metro