Jennifer e paska puthur e para Alexin: Sfida #CouplesChallenge zbuloi gjëra që nuk i dinim mes çiftit
Wednesday 25 March 2020, 18:15
TiranaPost

Në kohën kur të gjithë po qëndrojnë të karantinuar në shtëpi, janë gjetur mënyra të reja për të thyer monotoninë. Në internet është bërë viral sfida e çifteve, ku partnerët u përgjigjen disa pyetjeve, të frymëzuar nga Family Feud dhe të inicuar nga Jennifer Lopez dhe i fejuari i saj Alex.
Fansat mësuan më shumë për këngëtaren përmes pyetësorit si për shembull: Jennifer Lopez ishte e para që e kishte puthur për herë të parë Alexin, por ky i fundit i kishte thënë i pari Të dua.
Ndërsa për pyetjen se kush kërkon falje i pari pas një zënke, të dy drejtuan gishtin nga vetja. Jennifer dhe Alex kanë postuar videon e plotë në faqen e tyre në Instagram duke përdorur hashtagun #CouplesChallenge.