Lorenzo, djali me autizëm që e sfidon karantinën dhe na jep të gjithëve një mesazh
Monday 27 April 2020, 13:39
TiranaPost

“Sfidoni izolimin me dashurinë për gatimin”, ky është mesazhi i Lorenzo-s, djalit 25-vjeçar me çrregullime të spektrit autik. Me fuqinë e pasionit të tij ka frymëzuar gjithë Italinë dhe jo vetëm.
Fillimi nuk ka qenë i lehtë për nënën e tij, Laurën të pranonte problemin e djalit, edhe pse me kalimin e viteve Lorenzo i ka siguruar vetes një jetë krejtësisht normale.
Lorenzo nuk mund të shkojë për not, për hipizëm, për të luajtur tenis, gjëra që i bënte para karantinës, ama mund të gatuajë.
Në kuzhinë ka gjetur rrugëdaljen për të kaluar gjithçka, madje për të shprehur me gatim edhe emocionet që s`i shpreh dot me fjalë.
*Burimi https://video.cookist.it/