Një histori dashurie në kohë karantine që do t’u japë shpresë të gjithë beqarëve

Në kohën e distancimi social njerëzit po fillojnë të bëhen kreativë për mënyrën sesi të mbajnë një lidhje... dhe të nisin një të re.
Darka dhe shoqërimi i njëri-tjetrit me një gotë verë virtualisht është kthyer në një rutinë. Por një djalë nga Brooklyn sapo u dha një ide gjeniale të gjithë atyre djemve dhe vajzave që pse jo mund të mendojnë për nisjen e një romance.
Historia e fotografit Jeremy Cohen nisi kur ai postoi në rrjetet sociale videon e një vajze që kërcente në tarracën e pallati përballë. Ai vendosi që t’i niste numrin me dron.
Më pas kaluan në fazën e dytë: një darkë me FaceTime.
View this post on InstagramQuarantine Cutie, part 2. Her name is Tori (@toricigs) and she’s cute and kind
Por historia e tyre nuk mbetet vetëm me disa biseda, pasi Jeremy vendosi të bënte gjestin më romantik. Hyri brenda një flluske gjigande plastike, bleu një tufë me lule dhe shijuan një shëtitje së bashku.
Kështu që tani për ata që nuk bëjnë as hapin më të vogël, nuk ka më justifikime!