Pasi iu anuluan dasmat, kjo fotografe marton kukullat e vajzës

Kur dasmat u anuluan për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe Agnieszka Marsh mbeti në shtëpi, nuk dinte ç`të bënte me kohën e saj.

E dhënë shumë pas punës vendosi të martojë kukullat e vajzës së saj. Së bashku me burrin, Ryan 39 vjeç, kaluan një ditë të tërë në shtëpinë e shndërruar në sallë dasme, ku nusja, dhëndri dhe dasmorët ishin kukulla. Fiks si të ishte një ceremoni e vërtetë ajo e regjistroi gjithë dasmën dhe shkrepi shumë foto.

Nusja ishte Barbie, kurse dhëndri nuk ishte Ken, por variant i Louis Tomlinson i One Direction. Dëshmitar ishte Harry Styles, shoku i Louis, që e priti çiftin në altar.
Gjithçka ndodhi në kopshtin e shtëpisë së saj.

“Katër javët e fundit kemi qenë në shtëpi dhe thjesht jemi mërzitur. Të gjitha dasmat tona janë anuluar dhe kur vajza ime po luante një ditë jashtë me kukullat e saj, mendova sikur t`i fotografoja ato. Qëllimi ishte të kaloja kohën, por edhe që njerëzit të qeshnin kur t`i shikonin”, tha Agnieszka që shtoi se është e mërzitur që tani mbaroi.

*Burimi Metro