Karantina Blog

Për herë të parë pashë porno gjatë izolimit dhe ju rrëfej çfarë ndjeva

Për herë të parë pashë porno gjatë izolimit dhe ju

Jam 31 vjeçe dhe nuk kisha parë kurrë më parë, para pandemisë, video porno. E di që i përkas një pakice. PornHub në 2017-ën ishte një nga 36 faqet më të ndjekura, me më shumë se 80 milionë vizita në ditë dhe 24% e vizitoreve janë gra.

Shumë nga shoqet e mia shikojnë video të tilla, madje edhe mamaja ime u habit kur i thashë që unë nuk kisha parë kurrë.

Gjithsesi, unë kam një jetë aktive dhe të shëndetshme seksuale dhe e kam bindur gjithmonë veten që s`kam pse bëj ato që bëhen në televizor. Kam dëgjuar për varësinë ndaj këtyre videove dhe kjo është e trishtueshme. Seksi është diçka e bukur dhe nuk ka përse të shndërrohet në problem.

Me shpalljen e pandemisë dhe izolimin total vendos ta “humb virgjërinë time” ndaj pornove.

Unë dhe i dashuri kemi dy vjet bashkë, por nisëm bashkëjetesën pak para pandemisë.

Kur i propozova që të shikonim bashkë porno u surprizua. Më tha që ai kishte parë më parë, kur ishte beqar dhe kishte parë gjithashtu me disa nga të dashurat e tij.

Epo, ishte e mirëpritur gjithçka që s`kishte lidhje me lajmet të cilat flisnin gjithë ditën për koronavirusin.

U ula në divan dhe pashë një grup grash që kënaqeshin dhunshëm me njëra-tjetrën duke rënkuar si mace në përpjekje për të treguar kënaqësinë e tyre, dhe gjithçka që ndjeva ishte neveri.

Mendova për jetën e tyre të trishtë. Përse ishin detyruar të bënin një punë të tillë? Apo mos vallë i trafikonin dhe detyronin të regjistronin skena të tilla?

Ajo që më bëri përshtypje tjetër ishte fakti që burrat ishin të gjithë njësoj, të gjithë të lodhur, kurse gratë vinin të përmasave të ndryshme, të larmishme.

Pastaj kaluam në një kanal tjetër, ku regjisore ishin gratë dhe aty ndryshonte disi situata. Kishte një tjetër qasje. Skenat nisnin më sensuale, nga dushi edhe seksi homoseksual ishte treguar më me shije. Dhe po, ky kanal na e ndezi disi dëshirën edhe ne të dyve.

Gjithsesi mendimi im ngeli i njëjtë. Lus Zotin që njerëzit të mos i përsëritin ato skena të dhunshme në shtëpi.

Nga ana tjetër, nëse përdoret në mënyrën e duhur, mendoj që pornoja mund t'i frymëzojë njerëzit të ndjehen më të sigurt në dhomën e gjumit dhe t'i ndihmojë ata të provojnë kënaqësinë në trupat e tyre.

Unë dhe i dashuri, nuk do ta paguajmë më abonimin dhe i vetmi argëtim i tij në televizor do jenë ndeshjet e futbollit.

*Burimi Metro