Karantina Blog

Për të gjithë ish-at e mi që më kanë shkruar këto ditë izolimi

Për të gjithë ish-at e mi që më kanë shkruar

Po përpiqesha të kaloja izolimin duke gatuar kek e petulla, kur papritur më erdhi një koment nga ty: Që kur ha petulla? Po ka kaluar kohë që nga dita që kemi qenë bashkë dhe të dy kemi ndryshuar. Dikur as ti s`ia kishe idenë jogës, kurse tani e praktikon rregullisht.

Po ti që më dërgove mesazh e më the: Ua po çne që ke postuar foto nudo? Që kur shqetësohesh për mua. Të kujtoj se ndarja jonë u bë për 60 sekonda brenda makinës tënde. Kur sapo kisha marrë vesh që kishe një tjetër. Po tani çfarë kërkon? Ku ke qenë kur kam bërë gjithë postimet e tjera?

“Kam ethe dhe kam shumë frikë”, më shkruajte një ditë. Nuk besoj qe mendove se do më vinte keq aq sa të thyeja karantinën për të vrapuar pas teje si dikur. Të gjithë ju kur më keni lënë më keni thënë: Vazhdo përpara. Dhe jo, nuk e kam harruar këshillën tuaj ndaj as pandemia s`do më detyronte të bëja hapa pas.