Pse në fillim të karantinës gjithçka të dukej më e lehtë

Pas qëndrimit një muaj e më shumë në karantinë padurimi ndihet. Shumë njerëzve në fillim u dukej vetja më e fortë. Mbase se shpresonin që kjo do mbaronte më shpejt seç mendonin. Ndaj këshillat e psikologëve janë gjithmonë të vlefshme.
Një psikoterapist shpjegon arsyen përse njerëzit tani ndihen më keq, më të lodhur. Fajin e ka rutina. Truri u lodh nga qëndrimi i gjatë në shtëpi dhe po kërkon gjëra të reja. Për më tepër ende është në ajër: si do të jetë e ardhmja.
Në fillimin njerëzit kishin më shumë adrenalinë, më shumë energji që po shterojnë gjatë rrugës. Ka edhe njerëz që sapo kanë përfunduar studimet, që kanë një diplomë në dorë dhe prisnin të gjenin një punë, ka të tjerë që sapo e kishin lënë një për të gjetur një tjetër dhe zhgënjimi i tyre duhet kuptuar.
Disa ndihen të mashtruar. Po, pikërisht të mashtruar. Janë ata që presin çdo ditë për një lajm të mirë, për një datë të afërt që të marrin lejen për të dalë lirshëm nga shtëpia. Atyre u duket i rëndë ajri në shtëpi dhe mezi marrin frymë.
E rëndësishme është që e gjithë dita të zihet me aktivitete. Edhe nëse jeni karantinuar me njerëz që nuk i keni fort për zemër, që mund të jenë individë me të cilët ndani thjesht qiranë, ose familjarë me të cilët keni marrëdhënie të tensionuara, duhet të bëni durim dhe të argëtoheni.
Nëse mundeni, do ishte mirë të plotësoni edhe një ëndërr që e keni pasur në sirtar prej kohësh. Diçka që mund të realizohet brenda pragut të shtëpisë. Një pikturë, një roman, një kompozim muzike.
*Burimi Cosmopolitan