S’e di për ju, por mua po më merr malli për mamin e babin, mbesat, shoqen e ngushtë

Elhaida Dani po i kalon ditët e karantinës në Itali, atje është vetëm me veten dhe pianon. Gjithë të dashurit e saj i ka në Shqipëri. Dhe pikërisht atyre ua dedikoi statusin e saj dhe përshëndetjen me piano, duke luajtur dhe kënduar një nga baladat e saj më të veçanta.
View this post on Instagram
“Quarantena : 20esimo giorno
S’je më - Elhaida Dani
Nuk e di ju, por unë dita ditës dhe po bëhem më nostalgjike.
Më merr malli për familjen time, për mamin babin, mbesat e mia, shoqen time të ngushtë, më merr malli të ndaj dy fjale shqip me këdo... Dhe kur ndihem keshtu, kthehem tek muzika shqiptare, dhe kjo është ajo këngë shqiptare që tek unë ka lë më së shumti shenja. Kjo është ajo këngë që më ndryshoi jetën , pa pritur, dhe më bëri të kuptoj qe nuk ka rëndësi ku ke lindur, sa peshon, ca dialekti flet... nëse e do dicka në jetë dhe ëndërron e punon pa limit, ajo ëndërr mund të bëhet realitet.
Dhe këtë dua ta kuptoj cdo vajzë apo djalë i ri, që ka një ëndërr por ka frik, dhe s’ka guxim.
Në këtë botë ka vënd për suksesin e të gjithëve!
@kledibahiti kaq sh mirënjohje dhe dashuri për krijimet e tua”, shkruan Elhaida në statusin e saj.