Karantina Blog

Ç`të bësh nëse gjatë izolimit tundohesh t`i shkruash ish-të dashurit

Ç`të bësh nëse gjatë izolimit tundohesh t`i shkruash

Izolimi u ka dhënë njerëzve më tepër kohë, por kjo nuk është aq e mirë sa duket. Se ndërkohë që disa po e përdorin kohën për të zhvilluar ndonjë hobi brenda katër mureve a për të krijuar, të tjerë janë duke reflektuar. Dhe duke menduar e reflektuar zhyten thellë në kujtime për rrjedhojë edhe në histori të përfunduara.

“Gjatë kohërave të tilla të pasigurta, ka të ngjarë të jemi shumë më emocionalë. Pra, është e kuptueshme që mund të ndiejmë dëshirë për t'u lidhur me dikë që dikur e kishim afër. Kjo mund të forcohet nga ndjenjat e humbjes ose vetmisë që ne po përjetojmë për momentin”, thotë Dr. Elena Touroni, një psikologe konsulente.

Po a është e drejtë që t`u dorëzohemi kujtimeve dhe t`i dërgojmë mesazhe një ish-partneri?

“Sado joshëse dhe tunduese të jetë për momentin, do t`i bëjë gjërat më keq në plan afatgjatë. Nëse marrëdhënia ishte komplekse dhe sfiduese për herë të pare, nuk do jetë fushë me lule herën e dytë”, thotë psikologia.

Që të mos arrish deri në dërgimin e mesazhit:

Mendo për pasojat e tij, pozitive dhe negative

Mendo qe karantina është diçka e përkohshme

Kujtoji vetes pse ai është ish-i yt

Fokusohu në atë që do të kesh në lidhjen e ardhshme

Shkruaji një miku më mirë

*Burimi Metro