Tradhtari serial tregon zgjidhjen që ka gjetur për të krijuar lidhje gjatë izolimit

Koronavirusi bëri që të gjithë të lënë gjithçka pas dore, qoftë një sport, një ëndërr, një punë, argëtim apo një lidhje jashtëmartesore.
Robert, 44 vjeç nga Chipping Campden është i martuar dhe ka tre fëmijë adoleshentë.
Ai është një tradhtar serial dhe për të krijuar lidhje jashtëmartesore tani që është i izoluar përdor një site online.
Përvoja e parë e pabesisë filloi 5 vjet më parë kur blen një apartament të dytë, përveç shtëpisë. Këtë të dytin e kishte afër me punën për të shmangur rrugën e gjatë të kthimit të shtëpi gjatë pushimit të drekës, por edhe gjatë ditëve që nuk kthehej në shtëpi dhe shkonte vetëm në fundjavë. Shkurt e shqip: një jetë e dyfishtë, ose e shumëfishtë.
Robert sqaron se motivi i tradhtisë së tij është thjesht seksual.
“Kam bërë gabim që jam martuar me dashurinë e fëmijërisë, me vajzën e parë që kam fjetur. Ishim 15 vjeç që qëndruar bashkë gjithë jetën, edhe gjatë kohës së universitetit. Një dtë fillova të pyesja veten: Si do ishte seksi me dikë tjetër. Unë ende e dua gruan time dhe dua që martesa ime të mbijetojë, por tani për tani të paktën, dua të takoj njerëz të tjerë”, thotë Robert.
Që nga periudha e karantinës ka krijuar dy lidhje të reja.
“Gruaja e di që unë shikoj pornografi dhe kjo nuk e shqetëson atë. U martova i ri pa e kënaqur kuriozitetin seksual”, shton ai që jo, nuk ndihet fare në faj. Edhe tani që po e mashtron sy për sy.
*Burimi Metro