Karantina Blog

U ndava nga i dashuri gjatë pandemisë dhe tani kam frikë

U ndava nga i dashuri gjatë pandemisë dhe tani kam frikë

Njerëzit kanë probleme më të mëdha, por i imi është që i dashuri u nda nga unë sapo nisi pandemia.

Ne u ndamë një mbrëmje kur unë kisha kaluar gjithë ditën duke bërë pazar, pasi OBSH-ja sapo kishte shpallur pandeminë globale.

E vendosur për të qëndruar optimiste, kisha bërë një supë të ngrohtë, kur hyri në shtëpi i dashuri im i zbehur. E pashë dhe e kuptova: Ose kishte ndonjë lajm tragjik rreth koronavirusit, ose do t`i jepte fund lidhjes sonë.

Ky fund më befasoi sidomos sepse po vinin kohë të tmerrshme. Ishim bashkë prej 6 muajsh dhe ishim shumë mirë.

Atë natë piva dy shishe Whisky dhe u gdhiva me dhimbje stomaku e diarre.

Simptomat u përkeqësuan pas dy ditësh. Po më dukej se kisha ethe. Doja ta matja temperaturën, por termometri mu thye. Nuk e dija a ishte një manifestim i gjendjes emocionale apo kisha koronavirus. Zakonisht kur jam ndarë herë të tjera kam pasur rreth vetes shumë miq dhe e kam kaluar, këtë herë ishte ndryshe.

Aq keq isha sa e telefonova të më sillte disa medikamente dhe m`i solli.

Pak pasi u largua, zjarrfikësit trokitën në derën time dhe më pyetën se kur e kisha parë për herë të fundit fqinjin tim. Ai kishte vdekur prej dy ditësh dhe i biri kishte njoftuar policinë pasi nuk i përgjigjej në telefon.

Ma treguan edhe në foto, ashtu të dekompozuar, për ta identifikuar. Ishte e tmerrshme. U bëra keq. Kisha kapur të njëjtat dyer me të. Do isha infektuar dhe unë. Telefonova sërish ish-in tim. Erdhi dhe qëndroi aty disa orë, për t`u larguar më pas. Vinte e ikte se unë kisha shumë frikë.

Tani nuk ishim më partnerë romantikë, por partnerë pandemikë. Mendova ndoshta marrëdhënia jonë ishte në pauzë ashtu si qyteti, si bota. Ose mbase ka shumë çifte të tjerë që po qëndrojnë bashkë vetëm nga karantina, vetëm se kanë frikë të rrinë vetëm.

Ish-i im nuk donte të qëndronte vetëm, kështu që unë e dija se izolimi do të ishte i vështirë për të. Ai gjithnjë shoqërohej, bënte shëtitje me biçikletë, udhëtonte, planifikonte. Muajt