Vetëm dy takime dhe filluam bashkëjetesën për shkak të koronavirusit. Ju tregoj ç'po ndodh brenda shtëpisë tonë

U njoha me Majk në mes të shkurtit në Bumble dhe e kishim lënë të takoheshim për herë të parë më 23 shkurt. Ai e kishte shënuar gabim datën në axhendën e tij dhe kështu nuk u takuam. Më kërkoi falje, lule dhe pastaj u takuam të shtunën e 7 marsit. Hëngrëm një drekë dhe shëtitëm në Nju Jorkun e madh mes shumë njerëzve. I tregova historinë time dhe ai më dëgjoi që nga ku u linda ku e rrita e deri në të rejat e fundit.
Disa ditë më vonë e vizitoba në shtëpinë e tij, zbulova se jetonte ngjitur një prej miqve të mi më të mirë. E kaluam ditën së bashku, u argëtuam dhe i ktheva sërish në Manhattan.
Lajmet nisën të tregonin se ç`po ndodhte, babai im dentist më thoshte çdo ditë mos prek këtu, mos shko aty, mikrobet kështu e mikrobet ashtu. Nuk e takoja dot me Majk. Ndaj e telefonova. Nuk e prisja që nga ana tjetër e telefonit të merrja një ftesë bashkëjetese. “Bëj gjërat e tua gati dhe eja të jetosh me mua”, më tha.
U nisa me maçokun tim Jack dhe rroba për dy javë. Nuk isha e sigurt nëse po bëja gjënë e duhur.
Arrita në shtëpinë e tij në 12 mars dhe e gjeta në gjumë. Si po shkojnë gjërat? Deri tani mirë. Ai punon nga shtëpia, në katin e poshtëm, kurse unë qëndroj më shumë duke u marrë me veten.
Unë jam katastrofë në të gatuar. Vetëm sallatën di të bëj, por të paktën laj enët.
Ende flemë të dhoma të ndara. Madje në kate të ndara. Ai në të parin, unë në të dytin. Vendtakimin e kemi në sallon. Gjithsesi romancën e kemi ende të gjallë.
Unë s`kam qenë kurrë e martuar, por e fejuar për 8 vjet. E kam tmerr të qëndroj në një marrëdhënie që nuk funksionon. Deri tani çdo gjë duket mirë, por unë e kam një plan emergjence. Kam mikun tim fqinjë me të, në rast se do më duhet ndihmë.
*Burimi Marie Claire