Aktualitet

Karnavalet e Brazilit, festa qe nisi nga 'lufta' me mushkonjat

Sezoni i Karnavaleve në Brazil shpalos kostume ekstravagante me një larmi ngjyrash. Por qyteti bregdetar Parati ka gjetur një mënyrë origjinale për të festuar. Në këtë qytet të njohur për arkitekturën e periudhës koloniale portugeze, banorët kanë zgjedhur të frymëzohen nga epoka e gurit.

Në ditët e karnavaleve ata zhyten në baltë nga koka te këmbët. Festivali i Baltës, siç është pagëzuar kjo festë e shfrenuar, filloi rreth 30 vjet më parë, nga një praktikë e peshkatarëve vendas që lyheshin me baltë që të mbroheshin nga pickimi i mushkonjave. Turistëve iu duk praktikë interesante dhe filluan ta kopiojnë për argëtim. Aty lindi edhe tradita e festivalit që tani tërheq mbi 3 mijë turistë. VOA

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/10156034412934536/