Të gjitha arsyet pse një çantë Birkin Hermes është e përjetshme
Nga Emi Seiti/ Një Birkin, çanta ikonë e Hermes, është një investim me të vërtetë i rëndësishëm. Savoir faire, cilësia e lëkurës, historia dhe strategjia e marketingut, një përzierje vërtet unike elementësh kontribuoi në suksesin e çantave Hermes.
Hermès Birkin: Veçoritë dhe çmimet
Sot pas shumë vitesh, Hermes Birkin mbetet padyshim modeli më ikonë që është prodhuar ndonjëherë. Dizajni i tij unik dhe i strukturuar, si dhe doreza e dyfishtë, ndryshimet në madhësi, ngjyrë dhe lëkurë vazhdojnë të ngjallin një tërheqje të jashtëzakonshme te blerësit e përhershëm. Është mirë të dini se ka ngjyra të vazhdueshme, si e zeza, dhe ato që Hermes prezanton sezonalisht. Dimensionet e një Birkin janë 3: 25, 30, 35 (në të cilin numri tregon gjatësinë).
Por çfarë duhet të dini mirë përpara se të blini një të tillë? Kostoja është padyshim një nga aspektet qëndrore, nga 10 mijë euro e lartë, deri në shifra më të ekzagjeruara.
Në nëntor, një Hermes Birkin Faubourg shumë e rrallë shënoi një shitje rekord në platformën tregtare Vestiaire Collective. Blerësi mbetet anonim, por jo shifra përfundimtare: çanta ekskluzive që Hermes kishte krijuar në vitin 2019 për klientët e saj vip- u shit për 112 mijë euro.
Tiranapost.al