Kombinohu me Emin

Një kombinim minimalist për pasditet e verës

Një kombinim minimalist për pasditet e verës

Nga Emi Seiti/ Që pantallonat e bardha janë emblema e stilit chic, si dhe një nga zgjedhjet më të mira për sezonin e verës, është një fakt më se i vërtetuar. Por nëse ana praktike e çështjes, ju duket pak e vështirë atëhere zgjidhja juaj është të lexoni këtë artikull. Një propozim i lehtë dhe i përditshëm dhe në të njëjtën kohë një look hiper i sofistikuar.

Për ta veshur atë modelja dhe influencuesja austriake Marlies Pia na dha pikënisjen perfekte për një verë në qytet plot glamour por pa teprim.

Protagonistë të veshjes së saj janë pikërisht një palë pantallona të bardha me bel të lartë, modeli par excellence pas-partout (nëse nuk e keni ende, duhet të vraponi për t’i marrë sa më shpejt) të kombinuara me një tjetër element klasik të mrekullueshëm të sezonit veror, ajo është këmisha pambuku me vija.

I tërë kombinimi plotësohet nga disa aksesorë me një shije minimale si çanta ikonë Cleo nga Prada, sandale me taka midi dhe rripa të kryqëzuar, gjithashtu dhe një rrip neutral që përshtatet me pantallonat dhe në fund syze të errëta me një siluetë sy mace.

Pantallona të bardha nga: Frankie Shop

Një kombinim minimalist për pasditet e verës

Këmishë me vija nga: H&M

Një kombinim minimalist për pasditet e verës

Rripi nga: Mango

Një kombinim minimalist për pasditet e verës

Sandale të zeza nga: Zara

Një kombinim minimalist për pasditet e verës

Çanta nga: Prada

Një kombinim minimalist për pasditet e verës

Syze dielli nga: Dior

Një kombinim minimalist për pasditet e verës