Kombinohu me Emin

Veshjet që Zara ka nxjerrë nga gardëroba Vintage

Veshjet që Zara ka nxjerrë nga gardëroba Vintage

Nga Emi Seiti/ Nuk është sekret që Zara frymëzohet nga stilistët e mëdhenj dhe propozimet e tyre në pasarela për koleksionet e modës së shpejtë për cdo sezon, të cilat do t’i përcaktojnë tendencat që do të mbretërojnë për disa muaj.

Ne e dimë që këtë verë të preferuarat e vajzave janë veshjet vintage- fajtori kryesor i kësaj shije ka qenë Zendaya, e ndjekur nga Bella Hadid dhe Elle Fanning.

Veshjet që Zara ka nxjerrë nga gardëroba Vintage

Veshjet që Zara ka nxjerrë nga gardëroba Vintage

Korse Vivienne Westwood

Veshjet që Zara ka nxjerrë nga gardëroba Vintage

Një nga veshjet më të padiskutueshme të stilistes Vivienne Westwood dhe për të cilën ajo njihet që në vitet 80, kanë qenë korset. Por ishte viti 2019, kur krijimet e zbukuruara me printime të frymëzuara nga pikturat e Francis Boucher, si ajo që mban Bella Hadid në fotografi, u bënë objekt i dëshirës së të gjithë adhuruesve të modës.

Sandalet Valentino

Veshjet që Zara ka nxjerrë nga gardëroba Vintage

Në vitin 2010, dyshia krijuese e firmës Valentino e formuar nga Pierpaolo Picciolo dhe Maria Grazia Chiuri krijuan sandalet protagoniste të asaj vere. Të sheshta, pa taka apo platforma, me rripa shumë të thjeshtë rreth këmbës. Komode, të thjeshta për t’u kombinuar dhe elegante, ato u bënë një element kryesor i garderobës këtë sezon.

Këpuca e preferuar e Carrie Bradshaw:

Veshjet që Zara ka nxjerrë nga gardëroba Vintage

Nuk është hera e parë që Zara krijon këpucët e preferuara të protagonistes së serialit Sex and The City. Ngjyra të ndezura si rozë dhe blu e fortë.

Stili minimalist i Hailey Bieber

Veshjet që Zara ka nxjerrë nga gardëroba Vintage

Në cdo tapet të kuq që Hailey Bieber ecën, mediat i bëjnë jehonë stilit të saj elegant dhe minimalist. Kështu ndodhi kur ajo mbërriti në ndarjen e cmimeve Grammy këtë vit, me një fustan të Yves Saint Laurent, një fustan nusërie me dekolte pa rripa dhe i drejtë, me të cilën na habiti të gjithëve.