Abdixhiku akuzon Kurtin si kryepopulist me përçarje urrejtëse

Lumir Abdixhiku, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti si kryepopulist.
Abdixhiku është shprehur se Kurti është i zënë me zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe e ka akuzuar për propagandë e përçarje urrejtëse.

“Gjersa kryepopulisti ynë është i zënë me zgjedhjet ndërshqiptare në Maqedoni, edhe krahasimi me vendet fqinje ka nisë të mos ketë më kuptim. Është në vitin e katërt të Qeverisë. Do të ketë menaxhuar plot 12 miliardë euro për këto katër vjet; më shumë se secili njeri në histori të vendit; dhe prapë asnjë shenjë! Propagandë, fjalë të thata e përçarje urrejtëse - ky është diskursi politik sot”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook ku sugjeron se zgjidhja është LDK dhe premton rritjen rrogash.
.