Kosova

Alarm për bombë në Parlamentin e Kosovës

Alarm për bombë në Parlamentin e Kosovës

Policia e Kosovës i ka urdhëruar të gjithë deputetët, mediat dhe të pranishmit në ndërtesën e Kuvendit të largohen, teksa pritej të niste seanca konstituive.

Policia nuk ka folur ende në lidhje me evakuimin e të gjithëve nga ndërtesa e Kuvendit.

Por, sipas disa deputetëve, bëhet fjalë për çështje sigurie dhe një kërcënimi të mundshëm për bombë.

“Na dhanë udhëzime me dalë, sepse ka një kërcënim me gjasë. Nuk e dimë çka po ndodh dhe na kërkuan me dalë. Policia na tha për çështje të sigurisë”, tha Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.