Albin Kurti partive opozitare: Si ia keni bërë që Beogradi me ju të nënshkruante? Me mua po ikën, po shkon në zgjedhje
Në Kosovë vijojnë polemikat mes qeverisë dhe opozitës për draftin e asociacionit.
Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalës së tij i është drejtuar opozitës, dy partive LKD dhe PDK, duke u kujtuar marrëveshjet e nënshkruara prej tyre (të kohës kur ishin të pushtet) të vitit 2013 dhe 2015.
“Unë jam edhe i gatshëm për nënshkrim, edhe i interesuar. Beogradi nuk do të nënshkruaj me mua. Ka nënshkruar edhe me PDK, edhe me LKD. Aman më tregoni si ia keni bërë ju, që të mësoj edhe unë. Dilni këtu në foltore dhe më tregoni. Sinqerisht! Mundësisht edhe kolegialisht e miqësisht. Si ia keni bërë që me ju të nënshkruante? Me mua po ikën, s`po nënshkruan. Po shkon në zgjedhje. Në dialogun me ju ai është konstant e në Kosovë mbaheshin zgjedhjet. Tani unë jam konstant e në Serbi mbahen zgjedhjet.
Si ia keni bërë që nënshkruante me juve? Ju kallëzoni si ia keni bërë në 2013-ën! Ju kallëzoni si ia keni bërë në 2015-ën. Kallëzomëni si ia keni bërë se jam i interesuar edhe unë për nënshkrim. Jam edhe i gatshëm, edhe i interesuar! Më tregoni! Merrni fjalën! Faleminderit shumë!”, tha Albin Kurti nga foltorja.