Kosova

BE për rrëmbimin e tre policëve: Kosova dhe Serbia të përmbahen

BE për rrëmbimin e tre policëve: Kosova dhe Serbia të

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar për rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Sipas delaratës së Stanos, BE është në kontakt me Kosovën, Serbinë si dhe KFOR’in për të kuptuar më shumë rreth asaj çfarë ka ndodhur.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar”, ka deklaruar Stano.

Ndërkaq, pas kësaj ngjarje, Kosova urdhëroi ndalimin e produkteve serbe në doganë.