Kosova

Escobar: Albin Kurti është ndonjëherë i vështirë, por mbetet partneri ynë

Escobar: Albin Kurti është ndonjëherë i vështirë,

Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor e ka cilësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti partner të SHBA-së, edhe pse një partner i vështirë, sipas tij.

“Zoti Albin Kurti është partneri ynë. Nganjëherë është partner i vështirë, por ai është partner. Kosova është partner. Pra, derisa ecim përpara ne duam të përdorim marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe përmirësimin e marrëdhënieve që kemi me Serbinë për të gjetur një rrugë, për të gjetur një rrugë të pranueshme dhe reciprokisht të dobishme në mënyrë që të dyja [vendet] të jenë pjesë e Bashkimit Evropia”, deklaroi Escobar në një intervistë për Institutin për Politikë dhe Ekonomi të Evropës Juglindore me seli në Beograd.

Escobar i bëri këto komente kur u pyet rreth deklaratës së ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili këtë javë tha për Zërin e Amerikës se Uashingtoni ka “disa probleme shumë thelbësore” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.