Çfarë thuhet deri tani për planin serb për të vrarë Albin Kurtin
Mediat kanë tre ditë që raportojnë tituj të ndryshëm dhe më poshtë i kemi renditur të gjitha:
"Kurti u kërcënua me vrasje, publikohen pamje dhe detaje nga planin serb".
"Plan për atentat Kurtit nga Serbia, në Shkup".
"Plan serb për eliminimin e Albin Kurtit në Shkup".
Kush e nxori lajmin e pari?
Lajmi ka dalë fillimisht nga RTK, e më pas kante folur të gjitha portalet.
Kujt iu referua RTK?
Kanalit ‘KORIDOR’ që i takon organizatës terroriste ‘Mbrojtja Civile’, kurse tjetri ‘BUNT’ i takon ekstremit të djathtë serb. Që të dyja, kontrollohen nga shërbimet e inteligjencës serbe.
Kërcënimet që vijnë nga këto rrjete të veçanta sociale, janë marrë për bazë pasi paralajmëruan edhe sulmin terrorist në Banjskë, të 24 shtatorit 2023.
Cili ishte plani?
Plani serb thuhet se ishte zgjedhur që të realizohej në Shkup, edhe për shkak të pranisë shqiptare, ku më pas do të mund të interpretohej si larje hesapesh mes shqiptarëve.
Po a ka prova që duhet besuar se ekziston një plan i tillë nga shërbimet sekrete serbe?
Vetë Albin Kurti në një dalje për mediat tha:
"Unë kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët kanë rrënjët në Beograd, por unë sapo erdha nga Shkupi këtu. Nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë se kishte shumë forca policore që u përkujdesën për mbledhjen e mbajtur në Shkup”.
Kjo nuk është hera e parë që qarkullojnë lajme të tilla dhe natyrshëm lind pyetja: A po kërkojnë ta vrasin Kurtin apo duan ta trembin?