Kosova

Intervista e parë e Hashim Thaçit që prej arrestimit: Ja çfarë më mungon, veç lirisë

Intervista e parë e Hashim Thaçit që prej arrestimit: Ja

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë intervistën e parë që prej arrestimit të tij. Në bisedën me Berat Buzhalën, përgjigjet e së cilës lexohen nga dikush tjetër, (ndoshta një gazetar apo aktor), Hashim Thaçi tregon mbi të gjitha për atë që i mungon më shumë, veç lirisë.

“Nuk më mungon as zyra e presidentit dhe as e kryeministrit dhe as axhenda apo debatet ditore politike, partiake apo parlamentare. Pas përfundimit të angazhimit politik dhe procesit që po kaloj aktualisht, dua të jetoj kapituj të tjera të angazhimeve jetësore. Unë sot jam në izolim fizik, por jo në burg mendor. Më ka marroë malli për familjen. Të rri dhe të bisedoj i lirë me ta. Për Lumen, Indritin, i cili tani u rrit dhe u bë burrë. Të merrja pjesë në ceremoninë e tij të diplomimit, të shëtisja maleve, bjeshkëve të bukura të Kosovës, të përcillnim ndeshje futbolli së bashku apo të kalonim së bashku ndonjë ditë skijimi në bjeshkët e Brezovicës. Të bisedonim për ëndrrat e tij apo për ndonjë film a libër. I mungojmë njëri-tjetrit çdo ditë, por ky është çmimi i lirisë. E di që mnallëngjimi është deri diku dobësi, por edhe njerëzi. Jemi njerëz nga mishi dhe gjaku. Më ka marrë malli për prindërit të cilët jane futur në moshë të thyer... Jam i mallëngjyer për njerëzit që më duan dhe i dua”, thotë Thaçi.