Kosova

Joseph: SHBA-ja po krijon një krizë në Kosovë

Joseph: SHBA-ja po krijon një krizë në Kosovë

Ish-zëvendëshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, ka deklaruar se SHBA-ja është duke krijuar një krizë në Kosovë.

Në një opinion të publikuar në “Foreign Policy”, Joseph shprehet se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duhet të vendosë nëse “ia vlen ky çrregullim rajonal dhe dëmtim i reputacionit të SHBA-së, për ta kënaqur një autokrat serb”.

“Blinkeni duhet ta mbyllë turneun e tij në Bruksel, me Borrellin e përfaqësuesin special të BE-së për rajonin, Miroslav Lajçak. Blinkeni duhet t’ua kujtojë diplomatëve se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës mban emrin e BE-së. Brukseli nuk mund të fshihet më prapa linjës se është thjesht lehtësues. SHBA-ja dhe BE-ja, në vend të një “paqartësie konstruktive”, duhen të përqëdrohen në qartësi. Është urgjentë është një sekuencim i hekurt i hapave që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin për ta zbatuar marrëveshjen, dhe atë ta bëjnë shpejt brenda këtij viti”, ka shkruar Joseph. “Në këtë mënyrë Blinkeni do t’i largojë SHBA-në dhe BE-në nga konfuziteti dhe kriza, duke i dërguar sinjal Moskës për vendosmërinë për të konsoliduar Ballkanin në Perëndim, përkrah Ukrainës”.

Joseph vijon më tej duke shkruar se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, mund ta kuptojë më së miri këtë ngecje mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Kërkonjii presidentit ukrainas t’u japë autonomi rusëve etnik, dhe ai menjëherë do të bëjë këto tri pyetje: A do ta pranojnë rusofolësit se jetojnë në Ukrainë, e jo Rusi? A do ta njoh Rusia sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës? Dhe nëse ofrohet kjo autonomi, a do të pranohet Ukraina më në fund në NATO?” – ka shkruar Joseph.

“E frustruar me kryeministrin e Kosovës që nuk ka ofruar kushtet e tij për themelimin e Asociacionit, dhe e zemëruar me opracionin e tij të fundit, e të pamatur policor në veri të Kosovës të dominuar nga serbët, administrata Biden ka ndëshkuar tashmë Kosovën dhe është gati t’i shkaktojë më shumë dhimbje”, ka shkruar Joseph.

Sipas Joseph Washingtoni dhe Brukseli ndajnë fajin për krizën, duke përfshirë këtu edhe dhunën e ushtruar nga serbët kundrejt paqeruajtësve të NATO-s.

“Absurditeti i sanksionimit të një aleati demokratik në Prishtinë, e në anën tjetër përshëndetja e një autokrati manipulues e pro-rus, të cilin ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill e quajti ‘partner më të mirë të SHBA-së’, duhet ta bëjë Blinkeni të pushojë pak. Në vend që ta lejojë frustrimin që ta drejtojë politikën e tij karshi Kosovës, apo që ta lejojë iluzionin ta drejtojë politikën e tij karshi Serbisë, Blinkeni duhet të rishqyrtojë urgjentisht qasjen e administratës së tij”, ka vlerësuar Joseph.

“Pretendimet se SHBA-ja ka një partner në Beograd e një armik në Prishtinë, as nuk do ta zbusin ngecjen aktuale në veri e as nuk do të çojnë në stabilitet. Pavarësisht agjendës së tij globale të furishme, Blinkeni duhet të ushtrojë personalisht kontrollin mbi politikën e SHBA-së në Ballkan. Si fillim administrata e Bidenit duhet t’i disiplinojë ambasadorët në rajon. Ndarjet mes ambasadave të SHBA-së në Beograd e Prishtinë, kanë tërhequr vëmendjen edhe të partnerëve kryesore në BE dhe po ashtu kanë minuar autoritetin e Blinkenit”, ka thënë Joseph.